LIBRA FALAS PËR TË GJITHË NXËNËSIT NË MAQEDONI

 

 "Krahas asaj se dëshirojmë ta rrisim fondin e bibliotekave, qëllimi kryesor është ta rrisim kulturën e leximit dhe të krijojmë shprehi te gjeneratat e reja që sa më shumë të lexojnë libra, e me këtë u hapen dyert për pamjet drejt jetës", deklaroi Todorov.
    Libra falas per gjithe nxenesit ne Maqedoni
Me distribuimin e librave dhe 250 lektyrave në shkollën fillore "Llazo Angellovski" në lagjen Aerodrom, ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov e shënoi fillimin e projektit "Libra falas" në Shkup, por edhe të projektit të ri qeveritar për pasurimin e fondit të bibliotekës nëpër shkolla.

Ministri Todorov informoi se donacioni prej librave - letërsi e lirë dhe lektyra do të jetë i dedikuar për pasurimin e fondit të bibliotekave në shkollat fillore dhe të mesme, por edhe në fakultete.

"Krahas asaj se dëshirojmë ta rrisim fondin e bibliotekave, qëllimi kryesor është ta rrisim kulturën e leximit dhe të krijojmë shprehi te gjeneratat e reja që sa më shumë të lexojnë libra, e me këtë u hapen dyert për pamjet drejt jetës", deklaroi Todorov.

I pyetur se deri ku është procedura për nënshkrimin e marrëveshjes me autorët e librave, ai tha se ka realizuar vetëm një takim me ta, ku e ka shprehur qëndrimin e tij, në të cilin, siç tha, do të qëndrojë fuqishëm. Ministri tha se gjatë ditës është paraparë takim me ata autorë nga Shkupi që vlerësojnë se mund të arrihet kompromis dhe çmim i matur, ndërsa takimi me autorët nga brendësia është paraparë për nesër.

"Me ata autorë, me të cilët nuk do të arrihet pajtueshmëri, mbeten librat e vjetër", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se librat do të ripërtërihen çdo tri vjet, ndërsa çmimi për librat e dëmtuar do të jetë i ndryshëm, varësisht nga ajo se cilin çmim e paguan Ministria gjatë furnizimit.

Kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica Konevski, vlerëson se projekti qeveritar në periudhën e krizës ekonomike botërore është përkrahje e madhe për buxhetin familjar.

Librat e parë në kuadër të projektit "Libra falas" janë distribuar javën e kaluar në Prilep. Me të prej vitit shkollor 2009/2010 do të përfshihen të gjithë filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Projeki i madh i kushton Qeverisë mbi një miliardë denarë. Procesi do të zhvillohet në tri faza, ndërsa janë angazhuar më shumë botues

 

Publikuar: 11.08.2009 | 19:04
Lexuar: 24 herë

 

PROJEKTI I USAID-IT SHKOLLAT ELEKTRONIKE NË MAQEDONI

e-SHKOLLAT

Fakte kryesore

Data e nisjes: ....................... 1 gusht, 2003 
Data e përfundimit: ............. 31 Mars, 2008
Shuma e planifikuar: .......... 8,149,804 dollarë amerikan
Zbatues: ................................ Qendra për zhvillim të arsimit

Përshkrimi

Projekti e-Shkolla i USAID-it përmirëson cilësinë e mësimdhënies dhe mundëson përdorimin e Teknologjisë së informimit dhe komunikimit (TIK) nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve. Projekti është duke përdorur 6 000 kompjuterët e dhuruar nga Qeveria kineze për të futur TIK-un në shkollat në Maqedoni dhe për të krijuar portal arsimor i cili do të lidh bashkësitë shkollore në një atmosferë virtuale të punës. Ministria e arsimit dhe shkencës, si dhe Byroja për zhvillimin e arsimit janë të përfshira për së afërmi në të gjitha programet dhe aktivitetet e trajnimit që të sigurohen se cilësia e arsimit në Maqedoni po përmirësohet përmes aktivitetit të projektit.

Ndikimi

  • e-Shkollat trajnoi profesorët e shkollave të mesme për TIK themelor dhe me një trajnim më të avancuar “Integrim i programit mësimor dhe teknologjisë” për ti aftësuar ata që të përdorin kompjuterët për të ligjëruar lëndën e matematikës, shkencës dhe gjuhëve të huaja.
  • Ueb portali i parë arsimor në Maqedoni (www.schools.edu.mk) iu dorëzua Ministrisë së arsimit dhe shkencës në shtator të vitit 2007.
  • Aplikacioni i softuerit “ToolKid” u adaptua për përdorim nga ana e mësuesve maqedonas dhe shqiptar të klasave 1-4 të shkollave fillore.
  • Mbi 60 përqind të arsimtarëve të trajnuar të shkollave fillore po zbatojnë praktikat alternative dhe të reja të mësimdhënies. 92 përqind konsiderojnë se kjo qasje është më e mirë për mësim. 60 përqind kanë ndërmarrë mësim grupor apo mësim interaktiv përmes projekteve. 76 përqind e arsimtarëve planifikojnë një rol të lehtësuesit për veten e tyre ndërsa 98 përqind këtë e parashohin për nxënësit e tyre.
  • 40 përqind e profesorëve të trajnuar të shkollave të mesme po zbatojnë praktika alternative dhe të reja të mësimdhënies.

Rezultate

Duke nxitur përdorimin e TIK-ut në sistemin publik arsimor në Maqedoni, Projekti e-Shkollat ka lënë një trashëgimi të pasur si dhe të nevojshme për të gjithë aksionarët e tij. Trashëgimia mund të shihet në tre aspekte të ndryshme në të cilat projekti ka ndërtuar pozitë – infrastrukturë të TIK-ut në shkolla përmes instalimit të kompjuterëve, resurse njerëzore përmes trajnimeve gjithëpërmbledhëse, dhe përmbajtje digjitale përmes krijimit të ueb portalit arsimor si dhe materiale plotësuese onlajn për mësimdhënie të lëndës së kimisë për shkolla fillore dhe të mesme.

Informata për kontakt

Drejtore e Projektit: Z-nja Zdenka Nikolovska, znikolovska@edc.org & m1ly@live.com

© 2009 All rights reserved.

Create a free websiteWebnode